Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për të vazhduar aty ku e lanë seancën e djeshme plenare të Kuvendit, transmeton Lajm.
Për shkak të mungesës së kuorumit, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka mbyllur dje punimet e kuvendit, derisa ka paralajmëruar vazhdimin e seancës për ditën e sotme në orën 12:00.
Haliti ka paralajmëruar edhe një mbledhje të kryesisë në orën 11:00, një para fillimit të seancës plenare./Lajm