Lajme

Sot vazhdon seanca për Grupin e Kumanovës

By FerizajPress

March 15, 2017

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për ngjarjet në Lagjen e Trimave. Të hënën dëshmuan Lirim Demiri, Hajrush Avdija dhe Betim Kabashi.

Avdija deklaroi se nuk ka përdorur armë dhe se në Kumanovë ka ardhur me ftesë të të afërmit të tij, Xhafer Zymberi. Ai ka thënë se nuk ndjehet fajtor, ndjenë keqardhje për të vrarit, ndërkaq thekson se në këtë shtet, për pesë minuta e bënë terrorist, përcjell Telegrafi Maqedoni

Edhe Lirim Demiri është shprehur si i pafajshëm, ndërkaq deklaron se ka shkuar me ftesë të Sevdail Miftarit dhe se është dashur të jetë në konferencë për Marrëveshjen e Ohrit.