Ferizaj

Sot u publikua Strategjia komunale për personat me nevoja të veqanta dhe Plani i veprimit.

By FerizajPress

February 22, 2019

Sot përfundimisht u publikua Strategjia komunale për personat me nevoja të veqanta dhe plani i veprimit, e inicuar nga Shoqata Handikos, për të cilin falënderoj kryetarin, drejtorët e drejtorive komunale, anëtarët e KK-së, e të gjithë akterët që dhanë kontributin e tyre në hartimin e këtij dokumenti, i cili për qëllim ka përmirësimin e kushteve në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturë dhe punësim. Poashtu përmes kësaj strategjie ne do të promovojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe do të respektohen të drejtat e personave me afëtsi të kufizuar.

Uroj të jemi shembull i mirë edhe për komunat e tjera, të ndërrmarin hapa të tillë në përmirësimin dhe lehtësimin e kushteve të kësaj kategorie e cila padyshim duhet të jetë prioritet, e që jemi edhe komuna e parë në regjion që ka hartuar një dokument të tillë, falë anagzhimit dhe bashkpunimit të mirë të gjithë aktereve.

Komuna e Ferizajt, në këtë qeverisje është e vendosur të punoj dhe angazhohet maksimalisht në realizimin e kërkesave në interes të përgjithshëm, të mbështes çdo iniciativë, e cila ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetës të qytetarëve tanë.