Lajme

Sot seancë e hetuesisë së veçantë në rastin e Azem Sylës

By FerizajPress

July 22, 2016

Sot vazhdon seanca e hetuesisë së veçantë në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve.

“Dëshmitari i mbrojtur do të vazhdojë me telenovelën e tij të përgatitur nga kush e di se kush, mbrojtja do të ketë vërejtjet e saja dhe gjykata përsëri do t’i refuzojë këto vërejtje dhe prokurori përsëri do t’i bëjë pyetjet dëshmitarit të mbrojtur, të cilat përgjigjet ai ‘i dinë” paraprakisht me inteligjencën e tij të mbajtjes në mend të numrave për të cilat dhe Ainshtaini do ta kishte zili. Komandanti i shtabit të përgjithshëm të UCK,dhe deputeti i në kuvendin e Kosovës a thua ka luftuar për këtë sistem të sundimit të ligjit ku atij i mohohet e drejta për drejtësi?!…”, ka deklaruar avokati i Sylës, Tomë Gashi.