Lajme

Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht

By FerizajPress

June 26, 2017

Valmir Elezi në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se po presin që shumë shpejtë të fillojnë më numërimin e votave me kusht, duke treguar se janë 25 mijë sosh.

“Po presim që shumë shpejtë të fillojmë numërimin e Votave me Kusht. Janë rreth 25 mijë vota me kusht”, ka treguar Elezi.

Zëdhënësi i KQZ’së gjithashtu tha se aktualisht është duke u bërë verifikimi, për të krahasuar votuesit e rregullt me votuesit me kusht të zgjedhjeve të 11 qershorit.