Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar njofton opinionin publik dhe anëtarësinë se më 16 Korrik 2016, në ora 15:00 në Prishtinë, do të organizohet mbajtja e Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, transmeton Lajm.
Në këtë Këshill Themelues do të bëhet:
– Prezantimi dhe miratimi i Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar,
– Shpalosja e Platformës për Shqipëri të Bashkuar,
– Zgjedhja e Kryetarit dhe e Këshillit Inicues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, deri në mbajtjen e Kuvendit Gjithëkombëtar. Tubime promovuese do të mbahen edhe në këto kryeqendra të Shqipërisë: në Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht).
Tahir Veliu Ideator, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar /Lajm