Ëndrra e vetme çdo fëmije që apasionohet pas futbollit është Kupa e veshur me flori. Pjesa më e madhe nuk arrijnë as t’i afrohen, madje fati nuk i’ua mundëson as ta shohin sikur edhe në një muze, megjithatë ka disa prej tyre që besojnë deri në fund te ëndrrat e tyre dhe mbërrijnë një ndeshje larg realizimit të tyre. Finalja Francë-Kroaci është supersfida e vitit që zhvillohet sot prej 17:00. Ajo për shumë persona të dashuruar pas këtij sporti, por është ndeshja e jetës për 46 lojtarët e të dyja skuadrave(45 në fakt se Kroacia ka përjashtuar Nikola Kalinic) dhe stafet teknike. Asgjë nuk mund të krahasohet me atë kupë dhe me titullin kampion bote që sado vite të kalojnë do të mbetet i skalitur në shpirt dhe në kujtesën e të gjithëve, madje edhe pas shumë dekadash t’i do të quhesh kampion bote… Kush do ta fitojë? Do ta mësojmë sot.