Lajme

Sot më 28 Nëntor 2017 në Ditën e Përpjekjes për Shqipëri Etnike

By FerizajPress

November 28, 2017

Fronti i Bashkimit Kombëtar Shqiptarë-FBKSH së bashku edhe me Luftëtarët e Luftës për Liri të UÇK,së e Luftëtarët për Shqipëri Etnike bëri Nderime në Prekazin e Shqipërisë Etnike të Komandantit të UÇK Adem Jasharit e të familjes së tij.

Rikujtoj kujtimet edhe Bashkëluftëtari i Adem Jasharit në mesin e 14 ushtarëve të ngushtë të tij Luftëtari për Shqipëri Etnike Ali Jonuzi. Aktivisti i vjetër i Çështjes Kombëtare Ferat Ymeri mbajti disa fjalë për Bërjen e Shqipërisë Etnike ,Gani Smakaj si gjithmonë organizator i mirë. Muhamed R Kuka Luftëtari për Shqipëri Etnike që mbanë flamurin e UÇK, së në gjitha Trojet Shqiptare . Shaban Berisha i palodhshmi na frymëzoi me një këngë . Fanol Shala Aktivisti për Shqipëri Etnike E shumë Aktivistë nga gjitha viset që bënë Nderime të Larta, i falënderojmë të gjithë edhe aktivistët tjerë që kanë marrë detyra për të festuar e protestuar gjitha viset Shqiptare e Diasporë në këtë ditë.

Dhe në fund propozova Tri Çështje në cilësinë e Koordinatorit të FBKSH,së me përkrahjen edhe të Kryetarit Ibush Hetemit i cili në këto ditë gjendet në Norvegji.

28 Nëntori të shpallet Dita e Përpjekjes për Shqipëri Etnike .

Shkupi të jetë Kryeqendra e Përpjekjes për Shqipëri Etnike.

Prekazi të Jetë Vula e Sakrificës për Shqipëri Etnike .

Lavdi Dëshmorëve të Kombit Rroftë Shqipëria Etnike

Hyzri Salihu Koordinator i FBKSH 28.11.2017 Prekaz Hyzri Salihu