Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancën e radhës duke filluar nga ora 10:00.
Pikë e rendit të ditës do të jenë Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, pritet gjithashtu që të bëhet edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal.
Pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015.