Lajme

Sot mbahet mbledhja e qeverisë

By FerizajPress

July 15, 2016

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot për të zhvilluar mbledhjen e radhës së ekzekutivit.

Më 13 korrik ishte caktuar mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku do të shqyrtohej Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, por ishte shtyrë pa dhënë ndonjë datë konkrete.

Nuk dihet nëse Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi do të jetë në rend dite.