Ferizaj

Sot kryesuesja e Kuvendit të komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi me anëtaret e KK-së vizituan Qendrën këshilluese “Këshillimi”

By FerizajPress

August 06, 2019

Sot kryesuesja e KK-së bashk me anëtaret e KK-së vizituan znj.Arjeta Musliu, e cila ka hapur për herë të parë në komunën e Ferizajt qendrën këshilluese “Këshillimi”, për identifikimin dhe parandalimin e përdorimit të narkotikëve, me përkrahjen e kryetarit të komunës z.Aliu. “E përgëzuam për iniciativën për edukimin dhe përkrahjen e individëve në nevojë dhe i ofruam mbështetje që bashkarisht si nëna, si gra të japim më të mirën për shoqërinë tonë, të edukojmë brezat e rinjë për një jetë të shëndoshë”- tha kryesuesja e KK-së Kristina Gashi-Bytyçi