Ferizaj

Sot fillon faza e dytë e dezinfektimit hapësinor në qytetin e Ferizajt

By FerizajPress

July 09, 2020

Komuna e Ferizajt sot fillon me fazën e dytë të dezinfektimit hapësinor në terrirorin e qytetit të Ferizajt..

NJOFTIM

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se me datën 09.07.2020 në ora 20:00, fillon faza e dytë e implementimi i projektit:

“DEZINSEKTIMI HAPËSINOR (Eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin qytetit të Ferizajt”

Dezinsektimi do të vazhdojë edhe me datën 10.07.2020 në të gjitha rrugët e Ferizajt.

VËREJTJE: Ne rast të motit me shi dhe erës së fortë orari shtyhet deri në ditët me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.