Sport

Sot është ditë jetike për Uruguain, ky është lajmi i fundit nga lëndimi i Cavanit

By FerizajPress

July 02, 2018

Kombëtarja e Uruguajit arriti të mposhtë Portugalinë e Cristiano Ronaldos me një rezultat 2-1. Gola për Uruguajin janë shënuar nga sulmuesi i tyre, Edison Cavani, në minutën e 7′ dhe të 62′ të ndeshjes. Por në minutën e 74′ heroi i Uruguajit nuk arriti të vazhdonte më gjatë lojën dhe u detyrua të zëvendësohej. Pas ndeshjes ai deklaroi se ishte një dhimbje normale, por asgjë nuk është e sigurt dhe të premten, Uruguaji ka një betejë të vështirë kundër Francës. Ditën e sotme është vendimtare për Uruguajin pasi do të kryhen testet mjekësore dhe nëse ka këputje muskuli, ky Botëror është i mbyllur për sulmuesin e PSG-së dhe kështu Uruguai mund të humbasë një lider.