Sot ditë zie në Maqedoni

By FerizajPress

August 08, 2016

Vendimin e solli Qeveria në seancën e djeshme të jashtëzakonshme.

“Qeveria solli vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe Tetovës në kohëzgjatje prej 15 ditëve, si dhe vendim për ndarje e një shume të pakthyeshme në para në vlerë prej 300 mijë denarëve për familjet e viktimave”, thuhet në kumtesën nga Qeveria.

Siç theksohet, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është e angazhuar që pajisjet e tërësishme, nga të gjitha rajonet në vend, t’i vendosë nën dispozicion të rajoneve të krizës, ndërsa komunave të cilat disponojnë me vakum cisterna u rekomandohet t’ua lënë në dispozicion qytetit të Shkupit.

“Qeveria e angazhoi Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim menjëherë të bëjë angazhim të mekanizmave ndërtimore shtesë (ekskavatorëve dhe kamionëve), përmes marrëveshjeve të lidhura për shfrytëzim të mekanizmave ndërtimore nga firmat private dhe menjëherë të dërgohen dhe vendosen në funksion në rajonet e krizës”, thuhet në kumtesë.

Gjatë ditës, Qeveria do të mbajë edhe një seancë, në të cilën sërish do të shqyrtohet situata momentale dhe pritet të konfirmohen masa dhe konkluzione të reja.

.