Lajme

Sot çaktivizohet bomba në Selanik, evakuohen 72 mijë banorë

By FerizajPress

February 12, 2017

Sipas paralajmërimeve, bomba do të çaktivizohet sot.Ekspertë ushtarak do të tentojnë ta neutralizojnë bombën në vendin ku është gjetur, ndërsa ky operacion do të zgjasë disa orë.

Evakuimi do të fillojë në orën gjashtë të mëngjesit, ndërsa autobusët do t’i dërgojnë banorët të paktën dy kilometra nga rrezet e bombës.Ata do të vendosen në shkolla lokale, stadiume dhe kafene. Autoritet do ta evakuojnë edhe kampin e afërt të refugjatëve, ku gjenden rreth 450 persona.