Lajme

Sot bëhet hapja e bibliotekës së re në Prishtinë

By FerizajPress

August 23, 2016

Sot do të bëhet përurimi i Bibliotekës së re “Hivzi Sylejmani”, në lagjen Dardania të kryeqytetit.

Kështu është bërë e ditur, përmes një njoftimi nga Komuna e Prishtinës, në të cilin thuhet se hapja solemne e objektit të ri të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, do të bëhet sot rreth orës 15:00.

Në hapje do të marrin pjesë drejtorët e drejtorive të Komunës së Prishtinës, si dhe kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.