Sipas informacioneve kredibile, por deri më tani jo zyrtare, Këshilli penal pran Gjykatës penale Shkup për momentin po shqyrton ankesën e avokatëve kundër masës për funksionarin e lartë të policisë. Paraburgimi për Gruevskin u shqiptua para dy dytëve me kërkesë të Katica Janevës në lëndën ku ai dyshohet se ka shkatërruar pajisjen me të cilën është kryer përgjimi joligjor në Maqedoni.
Krahas shefit të Drejtorisë së pestë, në rastin e njëjtë “Fortesa”, Prokuroria Speciale kërkoi masa të kujdesit edhe për katër persona tjerë, mes të cilëve edhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankulovska. Për ta Janeva nuk kërkoi paraburgim, por masa tjera siç është marrja e pasaportës.
“Personat tjerë për të cilët arritën propozime nga Prokuroria Speciale do të thirren nga gjykatësi në procedurë paraprake të paraqiten gjatë javës së ardhshme. Pasi të japin deklaratë, gjyka ta do të merr vendim lidhur me masat e propozuara për sigurim”, deklaruan nga Gjyjkata themelore Shkupi 1.
Vendimi për paraburgimin e Gruevskit e mori gjykatësi i njëjtë i cili një ditë më herët refuzoi kërkesën për bastisje në shtëpinë e tij edhe atë sepse nuk ka qenë i bindur se Prokuroria Speciale është kompetente për lëndën. Në pyetjen e Alsat M për këtë gjykatë se si është e mundshme kjo, nga ky institucion u përgjigjen se gjykatësi sipas autorizimeve ligjore vepron në mënyrë të pavarur.
The post Sonte vendimi i Gjykatës për Gruevskin appeared first on Lajminet.