Lajme

Sonte protesta në Shkup, Manastir dhe Strumicë

By FerizajPress

April 16, 2016

Protesta të reja kundër faljeve politike kanë fillluar sonte në Shkup nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale Publike, duke i dhënë mbështejte ekipit të Katica Janevës.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Gjorge Ivanov, shtyrjen e zgjedhjeve të planifikuara për më 5 qershor dhe të formohet qeveri ekspertësh të cilët duhet të krijojnë kushte për zgjedhje të drejta, njofton TetovaSot.

Protestat janë planifikuar edhe në Manastir dhe Strumicë. Në Manastir kërkohet dorëheqja e kryetarit të komunës Vlladimir Taleski, ndaj të cilit Prokuroria Speciale ka hapur hetim, ndërsa pesidenti Gjorge Ivanov e fal atë./TetovaSot/