Ferizaj

Solemnisht bëhet pranim-dorëzimi i postit të kryetarit të KHF “Kastrioti” (Foto)

By FerizajPress

February 22, 2018

Ferizaj.22.02.2018. Sot në Pallatin e Sportit “Bill Clinton” është bërë solemnisht pranim dorëzimi i postit të kryetarit të klubit të hendbollit “Kastrioti” . Ish kryetari i KHF “Kastrioti”, Faton Haxhisalihu , i ka dorëzuar postin e kryetarit të klubit së bashku me të gjithë dokumentacionin kryetarit të ri Skender Ramadanit. Haxhisalihu me këtë rast ka uruar kryetarin e ri dhe trajnerët për punë të mbarë si dhe klubit rezultate sa më të mira në garat kualifikuese. Haxhisalihu është shprehur i gatshëm që edhe më tutje të ndihmoj klubin dhe ti kthehet emri që e meriton ky klub sportiv. Është një gjest i rrallë që ndodh në klubet tona në këso raste kur tregohet vërtet një dëshirë që zakonisht thirren në sport “fair play” Zakonisht jemi mësuar që pas ndërrimeve të dëgjohen akuza të ndërsjella. Ndoshta kjo do tu shërbej edhe të tjerëve si shembull që të punohet për sportin dhe të ndihmohet ai.