Ferizaj

Sokoli: Vetëm fitorja është imperativ kundër përballjes me Ballkanin

By FerizajPress

February 28, 2019

Në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll , ekipi i Ferizajt nesër para shikuesve të vet e pret Ballkanin e Therandës.

Një ndeshje kampionale nga e cila ferizajasit synojnë të dalin me rezultat pozitiv.

Në prag të kësaj ndeshje, kryetrajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli, ka thënë për Televizionin Liria, se imperativ kryesor mbetet fitorja.Madje ka shtuar se kur ekipit i duhet vetëm fitorja atëherë ndodhet në presion të madh.Sipas tij, rezultati pozitiv do ta kishte ndikimin në largimin nga pozita tabelare në të cilen ndodhet klubi.Merret vesh se gjatë kësaj jave lojtarët kanë punuar me intensitet të shtuar në përmirësimin e elementeve të lojës.Kryetrajneri Sokoli, ka thënë se pret që lojtarët e tij t’i zbatojnë me seriozitet detyrat që i kanë marrëEkipi i Ferizajt, dy ndeshjet e fundit i zhvillon para shikuesve të vet.Me këto dy fitore ka gjasa të mira që t’i ikë pjesës së fundit të tabelës.

Trajneri Bylbyl Sokoli, nuk ka dashtë t’i komentoi këto dy ndeshje dhe pauzen që pason pas tyre, duke thënë se është duke menduar vetëm për ndeshjen e nesërme.Kjo është xhiroja e tretë e këti edicioni.

Ferizaj ka shënuar një fitore dhe një humbje.Me fitoren eventuale ka gjasa të mira që të konsolidohet për fazën tjetër të kampionatit.