Ferizaj

S’ndalet Agim Aliu, një palestër moderne në Greme të Ferizajt!

By FerizajPress

April 23, 2021

Investimet në qytetin e Ferizajt s’kanë të ndalur. Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka bërë të ditur se një investim i madh është në përfundim.

“Qendra Sportive dhe e Panaireve është tashmë në fazën e fundit të punimeve. Gremja meriton këtë investim milionësh, duke qenë motor i zhvillimit rural dhe ekonomisë ferizajase. I gjithë qyteti i Ferizajt dhe fshatrat janë shndërruar në kantier pune, për ta bërë me vepra të rëndësisë publike, Ferizajn”, ka shkruar Aliu.