S’mund ta duroj gruan, polici shqiptar qëllon vetën në zemër

By FerizajPress

June 22, 2016

Mësohet se 41 vjeçari u grind me bashkëshorten e tij, sapo u kthye nga puna, rreth orës 15 të ditës së djeshme.

I gjendur në presion pas sherrit me të shoqen, duke mos mundur të duroj më, Çeça shkoi në dhomën e gjumit, mori pistoletën e shërbimit dhe qëlloi veten pranë zemrës. Pasi dëgjoi të shtënën me armë, bashkëshortja u alarmua.

Polici u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të vështirë për shkak të plagëve. Polici nuk ka pasur probleme në punë dhe mendohet të ketë qenë sherri me bashkëshorten shkak për tentativën e vetëvrasjes.

 

The post S’mund ta duroj gruan, polici shqiptar qëllon vetën në zemër appeared first on Lajminet.