Sport

“Sky Sport”: Leonardo afër rikthimit në Milan

By FerizajPress

July 21, 2018

Leonardo është i gatshëm të rikthehet në Serie A. “Sky Sport” raporton se ish trajneri brazilian së shpejti mund të zyrtarizohet te skuadra e Milanit. Leonardo ka ofertë për angazhim te ish ekipi i tij nga San Siro por në rolin e drejtorit të stafit teknik, përcjell “lajmi.net”. Së shpejti mund të ketë risi në lidhje me rikthimin e Leonardos në Milan si vazhdimësi e procesit të rindërtimit të strukturave udhëheqëse në klub. /Lajmi.net/