Marko Grujic do të kalojë në Berlin në formë huazimi për një vit. “ Me Markon, kemi pikërisht atë që na duhej. Ai është i duhuri për qendrën e mesfushës. I përgatitur fizikisht, teknikisht i mirë dhe produktiv në të dyja repartet” ka deklaruar menagjeri i Hertha së Berlinit. Mesfushori serb ka qenë në huazim gjatë tërë sezonit të kaluar. 22 vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2022. /Lajmi.net/