Milan Skriniar nuk planifikon të largohet nga Inter. Mbrojtësi ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë në Milano edhe për sezonin e ri. “Ofertat? Dua të mbetem në Inter. Të gjithë në Milano më kanë ndihmuar të ambientohem, për shembull më kanë ndihmuar edhe të kërkojë një banesë”, u shpreh Skriniar për “Radio Express”, përcjell “lajmi.net”. “Jam i kënaqur me mënyrën si janë interesuar për mua”, u shpreh ai. Skriniar së fundmi kërkohej nga Manchester City, Barcelona dhe Manchester United. /Lajmi.net/