Mbrëmjen e të dielës, në “Selman Stërmasi” ekipi korçar ka ngritur trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës së Shqipërisë, pasi ka mundur në finalen e madhe skuadrën e Laçit, me rezultatin 3-2. Bardhekuqtë kanë triumfuar ndaj kurbinasve, falë një përmbysje vendimtare, me plot 5 gola në 45’ minutat e dyta të ndeshjes. Në fakt ishte skuadra e Laçit ajo që kaloi e para në avantazh, kur në minutën e 48’, Lushkja ka çbllokuar rezultatin për t’i dhënë epërsinë bardhezinjve. Një avantazh që ka zgjatur vetëm 6’ minuta, pasi në të 54’ Aliti ka barazuar shifrat për Skënderbeun. Bardhekuqtë kanë përbysur rezultatin në të 68’, kur Muzaka ka shndërruar në gol një 11-metërsh të akorduar në favor të korçarëve, ndërsa në të 71’ Bregu thellon avantazhin e Skënderbeut në 3-1. Xhixha rihap ndeshjen në të 84’ kur shënon për të ngushtuar rezultatin, por korçarët administorjnë si duhet avantazhin në minutat e mbetura, duke ruajtur fitoren që i dhuron trofeun e parë sezonal.