Sport

Skena të “çmendura”: Ndëshkohet me të kuq, pasi u përlesh me shokun e skuadrës (Video)

By FerizajPress

April 04, 2016

Në Norvegji pati një ndëshkim të pazakontë me të kuq në fundjavë, në takimin në mes të Strømsgodset dhe Haugesund.

Këta të fundit mbetën me 10 lojtarë, kur Haris Hajradinovic u ndëshkua me të kuq, pasi u kacafyt me një shok të skuadrës.

22-vjeçari Hajradinovic u përlesh me portierin e tij, Per Bråtveit, dhe gjyqtari menjëherë i tregoi të kuqin.

Shikoni pamjet më poshtë. /Gazeta Blic/