Në hyrje të qytetit të Bujanocit dje ishte vendosur një mbishkrim i punuar nga artisti Nagip Tashi nga komuna e Bujanocit për mirëseardhje të bashkëatdhetarëve tanë.
Mbishkrimi i punuar me dru ishte vendosur në rreth rrotullimin e qytetit të Bujanocit, në hyrje të qytetit “Mirëserdhët n’shtëpi”.
Kjo iniciativë dhe ide e Nagipit ishte mirëpritur shumë nga qytetarët e Bujanoc si mesazh pozitiv për të gjithë bashkëatdhetarët nga Lugina e Preshevës.
Mirëpo, mbrëmë nga persona të panjohur, ky mbishkrim është demoluar dhe thyer.
“Një mbishkrim i vendosur në një vend publik që pëcjell mesazh pozitiv për një grup njerzish në këtë rast (bashkatdhetarët) e që nuk ka a’s një element urrejtës për grupin tjetër po qofshin ata edhe sërbë, po shihet kjart se po i’a vret sytë edhe mendjen” ka thënë Nagipi, transmeton presheva.com.