Gjithashtu, KLD-ja miratoi dhe fillimin e inspektimit për gjyqtaren dhe inspektoren që përmenden në regjistrimin audio.
Edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi ashpër pas publikimit të videos në një emision investigativ. Manjani i kërkoi KLD-së shkarkimin e tij, Prokurorisë nisjen e procedimit penal dhe lajmëroi nisjen e procedimit disiplinor nga Ministria e Drejtësisë.
Një deklaratë ku është distancuar nga ky akti i Guximtar Boçit ka bërë edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe i kërkon organit të akuzës të veprojë për të zbardhur ngjarjen.
Një mesazh ka dërguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku shkruan se reforma në drejtësi do na çlirojë nga të gjithë palaçot në sistemin e drejtësisë./ Top Channel
.