Mbretëria of shor Panama në Maqedoni ishte aktuale para dy viteve, kur Nova Tv bëri një hulumtim për biznesmenët maqedonas, politikanët dhe administratorët shtetëror që kanë hapur firma të tyre në Panama, transmeton tetovasot.
Sipas dokumenteve deri ku arriti Nova Tv, ndërsa i publikoi në janarin e vitit 2014, në Panama janë regjistruar më së paku pesë firma pronarët e të cilëve janë nënshtetas të Maqedonisë.
E përbashkëta e të gjitha firmave që janë themeluar me një investim fillestar prej 10.000 dollar është se janë themeluar në periudhën midis viteve 1999 dhe 2002.
Hulumtimi i Nova Tv ishte për një subjekt tjetër juridik-Sanlajn trejding, në të cilin sipas dokumenteve, nga regjistri shtetëror në Panama gjenden personalitete, gjegjësisht janë emra të ngjashëm si pronarët e TV Kanal 5, Vanja Gavrilovski dhe Marjan Stojmenov, djali i ish pronarit të televizionit të njëjtë dhe deputeti aktual në parlament, Boris Stojmenov.
Ashtu si publikoi Nova Tv, Sanlajn trejding është e regjistruar me 9 shtator të vitit 1999 në periudhën kur Boris Stojmenov ishte ministër i financave në qeverinë e R.M.-së të formuar nga Lupco Gjeorgjievski. Përskaj Gavrilovski dhe Stojmenov, publikoi Nova Tv, emri i themeluesit të tretë të firmës koincidon me emrin e gruas së Marjan Stojmenov, Mimoza Kikovska-Stojmenova, e punësuar si këshilltar shtetëror në ministrinë e drejtësisë. Nga viti 2002 ajo drejton me sektorin e integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
The post Skandali ‘Panama paper’ mbërrin në Maqedoni appeared first on Lajminet.