Skandali i ryshfetit, reagon Bashkia e Lushnjes

By FerizajPress

May 24, 2016

Bashkia e Lushnjes distancohet publikisht nga veprimet e kryera nga Kryeinspektori i IMTV, Laver Dupi në marrjen e ryshfetit dhe abuzimit me detyrën, si akte të pastra korruptive”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Bashkia.

Në deklaratë bëhet e ditur se ndaj kryeinspektorit të IMTV-së është marrë masa e pushimit nga detyra që ushtronte në Bashkinë Lushnjes, si dhe është në vazhdim procedura për ndjekjen e tij penale.

“Si kryetar i bashkisë siguroj opinionin publik, se institucioni Bashkia Lushnje do të ndëshkojë këdo që abuzon me ligjin në kryerjen e detyrave funksionale”, thotë kryetari i kësaj bashkie.

The post Skandali i ryshfetit, reagon Bashkia e Lushnjes appeared first on Lajminet.