Sport

SKANDAL: Tifozët brazilianë sulmojnë futbollistët e Kombëtares pas eliminimit nga Botërori

By FerizajPress

July 08, 2018

Brazili dëshpëroi edhe në këtë Botëror, duke u eliminuar në çerekfinale. Përkundër potencialit të ekipit dhe pritshmërive të mëdha, brazilianët u mposhtën nga Belgjika në këtë fazë, përcjellë “Lajmi.net”. E për tifozët brazilianë, eliminimi ka qenë shumë i rëndë. Ata e kanë sulmuar në mënyrë të organizuar me vezë autobusin e ekipit kombëtar, pas kthimit nga Rusia. Pos vezëve, autobusi i ekipit u sulmua edhe me gjësende tjera të forta. /Lajmi.net/