Lajme

Skandal: Librat e bibliotekës së Suharekës shiten në shesh (FOTO)

By FerizajPress

April 23, 2016

Një shitës ambulant është duke shitur libra të bibliotekës së Suharekës. Këtë është duke e bërë në sheshin kryesor të Prishtinës ku është organizuar një panair për nder të “Ditës së Librit”.

Një lexues i Gazetës Express ka dërguar foto dhe ka treguar se libra të tillë po shiten pa asnjë problem nga shitësi ambulant.

Librat janë të vulosur me vulën e Bibliotekës së qytetit në Suharekë.