Dyqanet e ETC-së, janë duke i mashtruar edhe më tutje konsumatorët.
Përveç që po i plaçkitin konsumatorët në çmime, ata tani kanë filluar edhe t’iu ofrojnë produkte aspak cilësore, raporton gazetablic.com
Një lexues i “Gazeta Blic” në kushte anonime ka rrëfyer për ne, se si i është ofruar një produkt jocilësor mbrëmë nga një nga dyqanet e ETC-së.
“Mbrëmë kam ble arra të qëruar në ETC, kur kam shkuar në shtëpi e kam parë se në qesen me arra kishte diçka të pazakonshme, duke e lëvizur qesen me arra e kam parë se ishte e mbushur me insekte, krimba e flutura”, ka thënë lexuesi i rrëfyer, raporton gazetablic.com
“Gazeta Blic” nga ky person ka arritur të siguroj edhe më shumë dëshmi për këtë rast.
Janë pamjet e produktit në të cilat qartë shihen insektet, si dhe kuponin fiskal që dëshmon se produkti është blerë në ETC. (Gazeta Blic)