Lajme

S’ka më reduktime, ZRRE ia ndalon KEDS-it mirëmbajtjen e rrjetit

By FerizajPress

November 25, 2016

Një burim i lajmi.net brenda takimit ka thënë se janë gjetur disa vërejtje në hetimin që e ka bërë stafi teknik i ZRRE-së dhe që ka prezantuar pas një pune në terren.

Ndërsa raporti pritet të publikohet sot gjatë ditës i kompletuar me vërejtjet e ZRRE-së për KEDS-in për planin e reduktimeve nën arsyetimin e mirëmbajtjes së rrjetit.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, që është kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri kishte kërkuar që ZRRE-ja ta bënte një hetim ndaj KEDS-it për raportin që po lajmronte qytetarët se ka reduktime me arsyetimin e mirëmbajtjes së rrjetit, raporton lajmi.net

Mustafa kishte kërkuar që të bëhej një hetim pasi kishte parë një raport të KEDS-it ku shkruante se janë 80 pika që do bëhet mirëmbajtja e rrjetit dhe do të ketë reduktime. Kjo e kishte befasuar deputetin e LDK-së, pasi iu kishte dukur e pa imagjinueshme që të ketë mirëmbajtje në 80 pika.

Ndryshe lajmi.net ka qenë mediumi i parë që ka botuar shkrime se si     KEDS-i po fshihet pas një plani trë reduktimeve me arsyetimin e mirëmbajtes së rrjetit. /Lajmi.net

.