S’ka hetime për keqtrajtimin e të burgosurve në rastin e Kumanovës

By FerizajPress

June 17, 2016

Ndërkohë, televizioni Alsat M mëson se Prokuroria Publike prej para gjashtë muajsh ka nisur një hetim për gjashtë persona të keqtrajtuar prej të cilëve ka marr dëshmi për dhunën e ushtruar.

Avokati Naser Raufi kërkon që urgjentisht të merren masa ndaj të policive që kanë maltretuar pjesëtarëve të grupit të Kumanovës në të kundërtën thonë se praktika e tillë nuk do të ndërpritet.

“ Po të mos dënohen personat që e kanë bërë këtë keqtrajtimin nuk do të jetë efekt dhe maltretimi do të vazhdojë , është e domosdoshme që përgjegjësinë konkrete personat që kanë keqtrajtuar që të ndërpritet ky keqtrajtim”, tha avokati Naser Raufi.

Edhe përkundër insistimit të te televizionit Alsat M, zyra e Avokatit të Populli gjatë ditës së sotme nuk është prononcuar se deri ku janë procedurat kundër pjesëtarëve të njësisë speciale që kanë keqtrajtuar të akuzuarit në rastin Lagja e Trimave.

Ndërkohë, zyra e Komitetin të Helsinkit në Shkup, thotë se rastet e torturimit të të akuzuarve Maqedoni po shtohen dhe për të njëjtat nuk po merret asgjë nga ana e institucioneve.

The post S’ka hetime për keqtrajtimin e të burgosurve në rastin e Kumanovës appeared first on Lajminet.