Ferizaj

Sivjet pritet funksionalizimi i ndërtesës së IRSHP

By FerizajPress

January 27, 2017

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti sot zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe zyrtarë të Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike të Ferizajt, për të bashkëbiseduar lidhur me fazën e punimeve për funksionalizimin e ndërtesës së re të IRSHP.

Të dyja palët u shprehën të kënaqura me punën e bërë deri tani dhe për faktin se me finalizimin e ndërtesës së IRSHP, do të zgjidhet problemi i hapësirës për këtë institucion shëndetësor për disa dekada.

Me këtë rast u tha se pritet që ndërtesa të jetë gati deri në fund të këtij viti.