Ferizaj.02.06.2017. Të premten në Ferizajt, është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), me ç’rast është kryesuar nga kryetari i këtij këshilli njëherit kryetari i Komunës sonë Muharrem Svarqa.
Teme diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në qytetin e Ferizajt, si dhe u diskutua edhe për procesin zgjedhor në të cilin po kalon Kosova, por edhe Ferizaj. Me këtë rast kryetari Svarqa ka apeluar për një qetësi demokratike në mënyrë që njerëzit dhe qytetarët tanë të votojnë vullnetshëm, dhe në mënyrë të lirë të punojnë që kjo fushatë të kalojë pa eksese, dhe pa tensione.
“Unë shpresoj shumë që ky proces do të kalojë në mënyrën më të mirë të mundeshe, që përmes këtij proces edhe komuna e Ferizajt si një komunë e rëndësishme e Kosovës, t’i dërgojë një mesazh të qartë edhe shtetit të Kosovës edhe partnerëve ndërkombëtare, që kemi të bëjmë me një thellim të demokracisë, me një avancim të demokracisë në raport me zgjedhjet e kaluara. Ne kemi një traditë të bashkëpunimit edhe si subjekte politike dhe besoj mesazhet që do të dërgohen nga liderët politik, por edhe nga kandidatë e tyre politik, përfaqësues në Kuvendin e Kosovës karakterizojnë një gjuhë të kulturuar të komunikimit”, ka thënë kryetari Svarqa, duke theksuar se qëllimi i tij është që Ferizajt të pri në këtë drejtim pa akuza dhe pa forma të tjera devijonte.
Edhe zëvendëskomandanti i stacionit të policisë në Ferizaj, Xhavit Xhokli, u shpreh se e gjithë fushata zgjedhore, po vëzhgohen nga zyrtarë policor, ndërsa tha se në ditën e votimeve është përgatitur një plan operativ, ku policia do të qëndroj në 39 qendra të votimit.
Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe çështje të ndryshme, sa i përket edhe projekteve infrastrukturore.