Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të enjte ka mbajtur mbledhjen e këshillit komunal për siguri në bashkësi (KKSB).
Me këtë rast kryetari i komunës, anëtarët e këtij këshilli i njoftoi se situata e sigurisë në qytetin e Ferizajt, është e qetë dhe stabile. Sipas tij ka ulje të shkallës së krimit dhe kjo po ndodh edhe pas realizimit të projektit shumë të suksesshëm të kamerave të sigurisë në qytetin tonë.