Simiq ka thënë se partia e tij do ta mbështes shefin e qeverisë serbe, Aleksandar Vuqiq për president të Serbisë.
“Shumë udhëheqës politikë në Kosovë padyshim ende kanë një dëshirë të madhe për të arritur nëpërmjet iniciativave të tilla pushtetin politik, qytetarët janë të vetëdijshëm se vendi po përballet me problem, siç është niveli i lartë i papunësisë së të rinjve. Prandaj, një nismë e tillë e drejtuar nga individë, bëhet për të neglizhuar problemet thelbësore të qytetarëve, për të cilat sigurisht nuk është politikisht përgjegjës dhe i saktë” tka thënë Simiq për Teleneës.al.
Simiq thotë se ushtria nuk mund të bëhet pa mbështetjen e komunitetit pakicë në Kosovë.
“Unë besoj se shumë njerëz do të kuptojnë , pas një mesazhi të qartë të SHBA-s, NATO-s dhe BE-së, që Qeveria e as Kuvendi nuk e kanë mbështetjen për të zgjeruar juridiksionin e FSK-së, dhe se kjo është e mundur vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe me mbështetjen e deputetëve nga komunitetet pakicë”, shprehet Simiq.
Simiq ka folur edhe rreth kthimit të kësaj partie në Kuvend.
Sipas shefit të deputetëve serb nuk ka ndonjë datë të caktuar rreth kësaj teme, por shton se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë.
Simiq thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe duhet të jetë në pronësi të tyre.