Lajme

Sigurimet shëndetësore për Policinë në janar, thotë Haradinaj

By FerizajPress

December 28, 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se në janarin e vitit që po hyjmë, Kosova do të ketë ligjin për sigurimin shëndetësor, pensional dhe atë të sigurimit jetësor.

Haradinaj tha se vrasja e policit Izet Demaj, është dëshmia më e mirë se nuk guxon të neglizhohet gjendja në të cilën ndodhen policët e Kosovës sot. Teksa shtoi se do të jetë i pa kompromis në luftën kundër krimit.

Ai shprehi mbështetjen e ekzekutivit për policinë e Kosovës, duke thënë se ky institucion i sigurisë do të jetë i përkrahur në vazhdimësi nga Qeveria që ai e udhëheq.

Për të ndihmuar këtë institucionin, kreu i ekzekutivit tha se kanë marrë parasysh edhe blerjet e posaçme. Teksa shtoi se në këtë kohë të globalizimit të krimit, edhe Kosova duhet të bëhet gati që të sigurojë qytetarët e vendit, përfshirë edhe ata në veri.