Editorial

Siguria Kombëtare Shqiptare

By FerizajPress

April 07, 2017

Në gjithë hapsirën etnike problemet që kemi diskutuar për çështjen e pazgjidhur të çështjes shqiptare në Ballkan, mendojmë se kanë ndikuar disa factorë për të cilët besojmë se duhet të merren parasysh, andaj si rikujtim mund të themi se faktorët që ndikuan në moszgjidhjen e çështjes kombëtare për bërjen e Shqipërisë Etnike deri me tani janë:

– realizimi i ngadalshëm i idesë për Bashkim Kombëtar, – topitja e ideve për një shtet Kombëtar, – mosvendosmëria për realizimin e një shkolle nacionale në tërë Shqipërinë Etnike, – mungesa e një programi me porosi praktike, – mosvendosmëria për t’u ulur në një sofër Kombëtare Shqiptare, – pa aftësia për të kuptuar ndikimin e politikave të fuqive të mëdha ndaj sferave të interesit në Ballkan, që ka shtyrë deri më tash zgjidhjen e çështjes shqiptare. Bërja e Shqipërisë Etnike do të duhej fokusuar në tri aspekte: aspektin diplomatik, politik dhe ushtarak, vetëm në këtë mënyrë do t’i afroheshim realizimit të çështjes kombëtare shqiptare. Që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri më sot, ka pasur përpjekje shqiptare deri në sakrificë sublime për bërjën e Shqipërisë Etnike, por çështja ende ka mbetur e pa zgjidhur. Megjithatë, falë dëshmorëve të kombit dhe aktivitetit atëdhetar-kombëtar kurrë pa u ndalë, çështja kombëtare shqiptare ka marrë formën që i takon, andaj shumë shpejt do të bëhët Shqipëria Etnike. Prandaj, duhet sa më shpejtë të ulemi ne si shqiptar në një sofër kombëtare dhe nga aty të dalim me një platformë dhe program kombëtar.

FBKSH-ja si një strukturë politiko-atdhetare dhe ushtarake, ka gjithë potencialin gjithëkombëtar që të ftojë të gjitha organizatat politike-kombëtare, lëvizjet dhe shoqatat e ndryshme, individ dhe grupe që kanë në programin e tyre idenë për Bashkim Kombëtar, brenda trojeve shqiptare po ashtu edhe në mërgatën shqiptare që të bashkohen rreth kësaj sofre të madhe Kombëtare, në mënyrë që pastaj kërkesat tona të drejta dhe legjitime t’i adresojmë te faktori ndërkombëtar për zgjidhje, që rëndon mbi ndërgjegjën globale. Të ulemi në SOFREN KOMBËTARE SHQIPTARE

 

prof Hyzri Salihu FBKSH 06.04.2017 Shqipëri Etnike -Mërgatë