Sport

Sigal Prishtina bindshëm fitoi ndaj Bashkimit

By FerizajPress

April 08, 2016

Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e radhës.

Bardhekaltërit mposhtën Bashkimin nga Prizreni, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Vendësit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës dhe në fund fituan 94:76.

Vlen të theksohet që sfida e zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës, nuk grumbulloi më shumë se 200 shikues. Shumë pak për një ndeshje si kjo.