Në javën e dytë të elitës së futbollit bleg, Oostende ishte mysafire në fushën e Andelechtit, ku luan Kristal Aabazaj (nuk ishte i grumbulluar për këtë sfidë), por nuk arriti të merrte pikë, madje u mposht me rezultat të thellë 5-2. Guri shënoi golin e parë të skuadrës së tij, duke ngushtuar përkohësisht rezultatin në 2-1 në minutën e 58-të, me një goditje të zgjuar me thembër shumë pranë vijës fatale, i shërbyer nga Capon. Anderlechti, në minutat në vazhdim relizoi edhe tre gola të tjerë, ndërsa në minutën e dytë shtesë Milovic shënoi golin e dytë për Oostenden, që thjesht vlejti për statistikë. Ndaj gjigantëve të futbollit belg Sidrit Guri luajti ndeshjen e dytë radhazi titullar në kampionat, teksa në javën hapëse edhe pse qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë nuk mundi të shënonte në fitoren 2-1 kundër Mouscron.