Kandidatja për kryetare të Komunës së Ferizajt nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi, shprehet se Gjon Serreçi përmban memorie kolektive të qytetit. “Hapësira e saj do të modernizohet dhe gjelbërohet e asnjëherë nuk do të lejojmë të betonizohet” u shpreh përmes rrjeteve sociale Halimi.
Postimi i plotë i Sibel Halimit:
“Ferizaj e meriton Gjon Serreçin ❤️
Gjon Serreçi përmban memorie kolektive të qytetit tonë. Hapësira e saj do të modernizohet dhe gjelbërohet e asnjëherë nuk do të lejojmë të betonizohet.
Shkolla do të përmbajë:
Ciklin parashkollorë 🚸Ciklin e ulët 🏫Sallën sportive ⚽️Kuzhinë 👨🍳🧑🍳Laboratorë 🔬Hapësira adekuate për punë praktike 🏭
Pjesa e cila po shfrytëzohet si parking i improvizuar, do të përmbajë:
Parking me dy etazhitete nëntokësore për 500 automjete 🅿️Hapësira të gjelbërta🌳Amfiteatër 🏟Fusha të hapura sportive 🏀