Ferizaj

Sibel Halimi: Ferizaj më në fund do ta zgjidh problemin e ujit

By FerizajPress

September 22, 2021

Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi. Ka prezantuar zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Ferizaj. 

Përmes ndërtimit të Digës me 30 metra lartësi e 70 metra gjerësi  në Pleshinë, do të zgjidhet përfundimisht problemi i ujit të pijshëm në qytetin e Ferizajt. Aty do të grumbullohen ujërat e lumit Nerodime, prockës së Nikës, prockës së Sylës dhe Pukës.

Postimi i plotë i kandidates për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi:

“Ferizaj meriton ujë të pijshëm 📌

Diga e cila do të ndërtohet në Pleshinë do të zgjidh problemin e ujit për qytetin e  Ferizajt ✅

#Ferizajemeriton”

E sponsorizuar.