Lajme

Si u mor nën kontroll aeroporti për të ulur avionin e Erdoganit (Video)

By FerizajPress

July 25, 2016

Një video e re, e publikuar nga Televizioni TRT, tregon momentin e përplasjes mes forcave të ushtrisë dhe policisë në Turqi, gjatë grushtit të dështuar të shtetit, në natën mes 15 dhe 16 korrikut. Kulla e aeroportit të Stambollit dhe ambientet e tij ishin marrë nën kontroll nga ushtria, që përpiqej të rrëzonte nga pushteti presidentin Rexhep Taip Erdogan. Por forcat e policisë, besnike të Erdoganit, ndërhynë për të çliruar aeroportin dhe në video shfaqet përleshja e bërë për të zotëruar kullën e kontrollit.

Ky veprim mundësoi që avioni i presidentit Erdogan të ulej në Stamboll dhe ai t’u fliste turmave të mbledhura.