Si u la në rrugët e Shqipërisë i burgosuri i CIA?

By FerizajPress

July 28, 2016

Fronczak, duke u bazuar në disa dokumente të klasifikuara të këtij institucioni të kundërzbulimit që flasin për një organizëm vdekjeprurës që vepron në mënyrë të pavarur në radhët e CIA, shtjellon rastin e të burgosurit Khalid El-Masri, një gjermano-libanez i arrestuar fillimisht nga policia maqedonase në nëntor të 2003 dhe më pas i dorëzuar tek CIA.

Sipas Fronczak, rasti i El-Masri i ngjason novela kafkiane, ku koha nuk kanë kuptim dhe progresi i kundërzbulimin është i paktë.

Pas një muaji nga marrja e tij në dorëzim dhe kalimi i në burgun e Salt Pit, agjentët zbuluan se pasaporta e tij gjermane ishte e rregullt dhe ata e kishin arrestuar gabimisht.

Ndërkohë që ai vijonte të qëndronte në burg, strukturat drejtuese të CIA, po përpiqeshin të gjenin një strategji për të dalë nga kjo situatë.

Ai është torturuar, rrahur, përdhunuar, madje dhe ushqyer me forcë kur ai e futi vetën në një grevë urie. Ai qëndroi në burg për 4 muaj.

Pas ndërhyrjes së drejtorit të përgjithshëm të CIA, Goerge Tenet dhe Sekretares së Shtetit Condoleezza Rice, El-Masri u liria. Pa asnjë kërkesë falje, ai u la në mes të natës në një rrugë të braktisur në Shqipëri.

Policia shqiptare që gjeti fillimisht e mendoi si një terrorist për shkak të pamjes. Më pas u mundësua kthimi i tij në Gjermani. /tvklan

.