Lajme

Si u dorëzua një prej vëllezërve vrasës në Dukagjin (Foto)

By FerizajPress

September 17, 2016

Luvigj Budllaj 31-vjeçar u lokalizua nga policia në zonën e Dukagjinit ku qëndronte i fshehur. Menjëherë, forcat e policisë së Shkodrës dhe FNSH-së rrethan zonën duke negociuar për orë të tëra me të, në mënyrë që të dorëzohej.

31-vjeçari me banim në fshatin Gjuraj të Shkodrës u dorëzua pas disa orësh, ku ju sekuestrua edhe arma e krimit, një pistoletë TT me karikatorë me 5 fishekë.

Luvigj Bludaj së bashku me vëllain e tij (ky i fundit i shpallur në kërkim), akuzohen se kanë vrarë 31-vjeçarin Gjok Arra në Dukagjin, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë. Ata janë kushërinj me njëri-tjetrin ndërsa motiv i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt pronësie.