Fruti simbol i vjeshtës, gështenja, e pasur në vlera e lëndë ushqyese ka shumë për t’i ofruar organzimit të njeriut, por më poshtë do të flasim për mënyrën si mund ta përdorim këtë frut në rutinën e bukurisë. Janë antioksidantët e shumtë ata që i shndërrojnë gështenjat në aleatin e bukurisë sonë. Ekstrakti i gështenjave jo vetëm që hidraton lëkurën në nivel qelizor, por riparon dhe dëmet e shkaktuara nga rrezet ultraviolet. Vitamina C e gjendur në këtë frut ndihmon gjithashtu në prodhimin e kolagjenit. Për të mësuar më shumë rreth vlerave të gështenjës Living ju jep më poshtë 3 maska bukurieMaska fytyre
Gështenja rekomandohet kryesisht për njerëzit që e kanë lëkurën e yndyrshme. Astigeni, i gjendur tek tuli i gështenjës ka aftësi të jashtëzakonshme hidratuese. Ajo që duhet të bëni është thjesht të përzieni tulin e gështenjave të ziera me pak lëng portokalli, qumësht apo kos dhe ta aplikoni në lëkurë ! Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.Për flokët e errët
Nëse dëshironi një refleks të bukur ngjyrë kaf, mjafton t’i shpëlani flokët me ujin e gështenjave të ziera. Ky trajtim është natyral nuk dëmton flokët tuaj, por nuk mund të zëvendësojë bojrat.Për trupin Përgatisni një svrub lëkure me miellin e gështenjave të përzierë me disa pika vaj bajamesh, apo me cfare vaji te keni, per te eleminuar shtresat e vdekura të lëkurës dhe për t’i dhënë trupit shkëlqim.